Gjykata le ne burg burrin qe vrau gruan

  • 4 years ago
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për vrasësin e gruas së tre fëmijë.

Përpara trupit gjykues Ruzhdi Tasuni pranoi se ka vrarë bashkëshorten në gjaknxehtësi e sipër për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin në cift, veprim për të cilin është penduar.

Me lot në sy, ai tha se ka pasur shumë mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe atë ditë konflikti ka agravuar rrugës për në punë dhe më pas në dyqan. Teksa i kërkoi falje vajzave, ai sqaroi se debatet kanë nisur për shkak të borxheve dhe marrëdhënies së tensionuar që ata kishin.

Seanca u ndoq nga kushërinjtë e bashkëshortit vrasës, ndërsa të pranishme nuk ishte asnjë nga tre vajzat e çiftit. Ruzhdi Tasuni vrau bashkëshorten e tij Hajdie Tasuni me levë hekuri pak ditë më parë.

Në pjesën e pasme dhe të majtë të kokës ajo u godit gjatë herë, duke e lënë të vdekur në vend. Pas kësaj ai njoftoj policinë, duke pranuar krimin.Ngjarja ndodhi në lagjen numër 12 Durrës në dyqanin e tyre.

Tv Klan

Recommended