Fabrika e bitumit në Krrabë, pronari i truallit: Po më vjedhin pronën, prokuroria të hetojë çështjen
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Bashkia Tiranë ka vendosur që fabrikën e bitumit ta vendosë në një tokë ku nuk është pyetur pronari i saj. Besim Velija tregon se jo vetëm që nuk është pyetur madje dhe është kërcënuar. Ai i kërkon organit të akuzës të hetojë për vendosjen e fabrikës ndërsa shprehet se po përpiqen t'i marrin pronën.

Zhvendosja e fabrikës nga peza në Krrabë solli protesta në zonë për largimin e saj.

Pa dakordësinë e banorëve dhe në një pronë që është në proces gjyqësor, bashkia e Tiranës vendosi që fabrika të stacionohej në Krrabë.

Besim Velija tregon se prona ku është vendosur fabrika e bitumit është e bashkëshortes së tij e cila e ka të trashëguar.

''Kemi fituar në 2013 pronësinë. Për arsye që nuk ka funksionuar Komisioni i Kthimit të Pronave, në 2018 Komisioni i Kthimit të Pronave na ka ?uar në apel. Këto nuk po njohin as gjykata, shkelin vendimet e gjykatës. Unë kërkoj që të heqin dorë nga prona, ma kanë pushtuar pronën pa të drejtë. Janë munduar me të gjitha format, me forcë. Administratori ka interesat e veta personale.''

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vendosja-e-fabrikes-ne-krrabe-pronari-i-truallit-po-me-vjedhin-pronen-prokuroria-te-hetoje-ceshtjen

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended