Top News - Zyrtarët e lartë Serbe/ Me covid pasi festuan fitoren
  • 4 years ago
Kryetarja e parlamentit serb, maja gojkovic, ministri i mbrojtjes aleksander vulin dhe shefi i të ashtuquajturës zyrë për kosovën, marko gjuric, kanë rezultuar pozitivë për covid 19, sipas raporteve të mediave serbe. Të gjithë ata ishin të pranishëm në festën e fitores së partisë progresive serbe, të presidentit aleksander vucic, pas zgjedhjeve të së dielës së shkuar. Portali i lajmeve Nova, raporton se kryetarja e kuvendit është e shtruar në spital ndërsa vulin dhe gjuric janë në vetizolim pasi deri më tani, sipas Danas, nuk kanë zhvilluar simptoma.

Edhe disa zyrtarë të tjerë të qeverisë në ministrinë e mbrojtjes dhe atë të jashtme, si edhe kryetari i dhomës së tregtisë, marko cadez, kanë rezultuar po ashtu pozitivë. Prania e Gojkovic, vulin dhe gjuric në festimin e fitores së partisë në pushtet, pas zgjedhjeve të së dielës, pa masa të distancimit social, ka shkaktuar shumë komente e polemika në rrjetet sociale. Një foto është ndarë gjerësisht në tëitter dhe tregongojkovic, vulin dhe gjuric në shoqërinë e kryeministres ana brnabic dhe sekretarit të përgjithshëm të presidentit, nikola selakovic. Këshilltarja për mediat e presidentit, tha ndërkohë se publiku do të njoftohet për shëndetin e këtij të fundit nëse do të ketë ndryshime. ?nuk është turp të infektohesh dhe nëse do të ketë ndonjë ndryshim në shëndetin e presidentit, ju do të informoheni?, tha ajo pas lajmit se zyrtarët, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë në kontakt me presidentin vucic, rezultuan pozitivë. Pas zgjedhjeve të 21 qershorit, vucic mori pjesë në paradën e ditës së fitores në moskë, ku ai u takua me presidentin vladimir putin, e më pas u dnal në bruksel, ku u takua me presidenten e komisionit evropian dhe komisionerin e zgjerimit. Vucic u takua edhe me të dërguarin e posacëm të BE për dialogun kosovë-serbi, që vizitoi beogradin të hënën.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Serbi#TopChannel
Recommended