Top News - Ushtria në Napoli/ Për të forcuar karantinën
  • 4 years ago
Italia ka nisur ushtrinë në një qytezë bregdetare afër Napolit, pasi një shpërthim i koronavirusit në një kompleks apartamentesh që janë okupuar në mënyrë të paligjshme nga qindra punonjës migrantë shkaktoi konfrontime të ashpra me banorët. Autoritetet njoftuan të enjten se më shumë se 40 persona që jetonin në ndërtesat e braktisura në Mondragone, 45 km larg napolit, kishin rezultuar pozitivë për covid 19 dhe paralajmëruan se e gjithë qyteza mund të vendosej në karantinë nëse shpërthimi do të jetë përhapur më shumë.

Ndërtesat u izoluan për të parandaluar përhapjen e infeksionit por pamje nga televizioni shtetëror RAI, tregonin një grup banorësh që sfidonin urdhërin për të qëndruar në shtëpi dhe që marshuan përmes qytetit në shenjë proteste për atë që ata e konsideronin diskriminim racial. SHumë nga ata që jetojnë në kompleks janë bullgarë që punojnë si mbledhës sezonalë frutash në fushat përreth qytetit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Napoli#Ushtria#TopChannel
Recommended