Thaçi kthehet në Tiranë/ Ndërpreu udhëtimin për në SHBA pas akuzës për 100 vrasje

  • 4 years ago
Presidenti Hashim Thaçi, pas një qëndrimi dy ditor në Vjenë u kthye në Tiranë për t?ju drejtuar Kosovës e përballur atje, me një luftë të re, kësaj here me drejtësinë ndërkombëtare nën akuzë për krime lufte.


Këtë të mërkurë presidenti Thaçi, po nga ky aeroport i Shqipërisë në ora 15:00 u nis drejt Vjenës transit drejt Washingtonit për tu ulur në tryezën e diskutimit me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

E ndërsa presidenti e kishte nisur rrugën drejt Vjenës, prokurorët ndërkombëtarë njoftuan e ngritjes të aktakuzave ndaj Thacit dhe Kadri Veselit, si të dyshuar për 100 vrasje.

Kjo detyroi presidentin e Kosovës të anulonte vajtjen në Washinton dhe të ndalej në Vjenë.

Pak përpara se presidenti Thaçi të nisej drejt Washingtonin në një intervistë për Top Channel, ai ishte i qetë dhe i vetëdijshëm për misionin e vështirë që e priste në këtë dialog me Serbinë të ndërmjetësuar nga SHBA dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Ai i ishte i fokusuar vetëm te takimi në shtëpinë e bardhë

?Do të jetë një takim jo i lehtë. Është pothuajse e pamundur për të arritur një marrëveshje me Serbinë në Washington?.

Dy ditë pas kësaj interviste, zoti Thaci u kthye në aeroportin e Tiranës, këtë herë kishte shumë më pak për të thënë por foli me këtë gjest.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HashimThaci#AktAkuza#TopChannel

Recommended