Report TV - Mark Frroku i shpëton akuzës së vrasjes, dënohet me 7.6 vite burg

  • 7 years ago
Ish deputeti Kristian Demokrat Mark Frroku i shpëton akuzës së vrasjes kryer në bashkëpunim dhe dënohet me 7 vite e gjysmë burg për akuzën e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe ndërtimit të paligjshëm.

Pas 45 seancash tresha e gjyqtarëve kryesuar nga Klorinda Cela, Petrit Como dhe Ardiana Bera kanë zbardhur vendimin ndaj Frrokut duke e dënuar atë me 7.5 vite, ndërsa më herët pafajësi fitoi dhe i akuzuar si bashkëpunëtor i Frrokut, Kristjan Marinaj.

Vetë Frroku nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa familjarët e tij dhe avokatët mbrojtës u shprehën se do të apelojnë dënimin.

Recommended