Top News - Hoti, Bruksel/ Dialogu nuk ka alternativë!
  • 4 years ago
Nga Brukseli, kryeministri i Kosovës deklaroi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka alternativë dhe se Kosova, sipas tij, e ka maturinë e duhur institucionale për të kapërcyer çdo situatë me të cilën përballet.

? ?Çështja kryesore që shtrova është liberalizimi i vizave. I kemi plotësuar të kriteret?, tha Hoti pas takimit me David McAllister. Vizat ishin po kështu temë qendrore bisedës së tij me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel.

Hoti prêt që BE-ja t`I vlerësojë këto kritere dhe t?ua mundësojë shtetasve të Kosovës lëvizjen e lirë.Kreu I ekzekutivit kosovar foli edhe për anulimin e vizitës në SHBA. Ai pohoi se i ka kërkuar të dërguarit të posaçëm të dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shtyrjen e takimit që ishte llogaritur të mbahej në 27 qershor në Ëashington. Përpjekja për vënien në shina të procesit të dialogut u shemb pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale, kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Komenti i Hotit në Bruksel ishte se ? cështjet që lidhen me drejtësinë siç ishte vendimi i djeshëm nuk duhet të diskutohen?. Vetë Grenell u shpreh më herët se e ? respektonte vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime, derisa të zgjidhen çështjet ligjore rreth atyre pretendimeve?. Për shefin e kabinetit të Thacit, Bekim Çollaku, tha se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet nga ?lapsi i një gjykate ndërkombëtare, të motivuar politikisht?. Isa Mustafa e bëri të qartë se dialogu, duhet të zhvillohet pasi të jetë siguruar funksionimi i institucioneve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bruksel#TopChannel
Recommended