Top News - Vaksina Covid 19/ Mund të vijë si spraj nazal

  • 4 years ago
Në mesin e garës globale për prodhimin e vaksinës kundër Covid 19, studiuesit britanikë kanë dalë me pretendimin se imunizimi mund të jetë më I efektshëm nëse bëhet përmes sprajit nazal në vend të injeksionit.

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit dhe Imperial College London - të cilët aktualisht po kryejnë teste mbi njerëzit për vaksinën e re - po planifikojnë një valë të dytë testesh, këtë herë duke I kushtuar vëmendje ? imunizimit përmes mukozës?, raportoi Daily Mail."Për momentin, shumica e vaksinave realizohen me injeksione konvencionale intramuskulare. Arsyeja është se kjo rrugë konsiderohet më e lehtë dhe më e shpejtë për të parë rezultatin, por është shtuar ndjeshëm interesi për një vaksinë në formën e sprajit nazal. Aktualisht në botë po testohen rreth 120 vaksina kundër Covid19. Në Gjermani kompania Curevac nga Tybingeni ka filluar fazën e parë të testimit të një vaksine. Qeveria gjermane investoi tek kjo kompani 300 milion euro, pasi qeveria amerikane kishte treguar gjithashtu interes për Curevac. "Duke pasur parasysh numrin e madh të projekteve për zhvillimin e një vaksine në vende dhe kontinente të ndryshme, ne nuk presim konflikte globale për shpërndarjen e saj," tha Han Steutel, Presidenti i Shoqatës së Kërkimit të Kompanive Farmaceutike në Gjermani (vfa) për DË. "Ne mendojmë se vaksinimet mund të fillojnë pak a shumë në të njëjtën kohë në disa vende," u shpreh ai.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ImperialCollegeLondon#TopChannel

Recommended