Sallabanda: Vaksina kunder Covid-19, ne fund te vitit | Lajme - News

  • 4 years ago
Vaksina kundër COVID-19 pritet jetë gati jo më herët se fundi i këtij viti, siç u shpreh neurokirurgu shqiptar në Madrid, Kita Sallabanda në një intervistë për lajmet e televizionit Klan.

Komenti i tij lidhet edhe me vaksinën që po zhvillohet nga një grup shkencëtarësh të Universitetit të Oksfordit, të cilët janë optimistë se në muajin Shtator, produkti i tyre do të jetë gati për imunizimin e popullatës.

Madje vetë, qeveria britanike, ato të disa vendeve europiane dhe e Shteteve të Bashkuara kanë porositur në total deri 400 milionë doza, nëse vaksina rezulton efektive.

Megjithatë, neurokirurgu Sallabanda flet për rezultate mjaft pozitive për një vaksinë që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

Organizata Botërore e Shëndetsisë thotë se deri më tani janë duke u testuar tek njerëzit të paktën 10 vaksina.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended