Wake Up/ Vaksina e Covid-19. 42% e francezëve kundër, 78% e italianëve pro. Po shqiptarët?!

  • 4 years ago
Teksa e gjithë bota po përballet me pandeminë që ka shkaktuar nga Covid- 19, paralelisht shumë kompani farmaceutike në të gjithë botën kanë nisur punën për shpikjen e një vaksine e cila do të jetë efikase në parandalimin dhe imunizimin e popullatës. Deri tani Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar rreth 102 projekte të kompanive që po merren me kërkimin e avancuar të vaksinave kundër koronavirusit. Ndërkaq në këtë situatë shtetet kanë nisur bashkëpunimin mes tyre për sigurimin e dozave për popullatën. Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike ?Astra Zeneca? për të furnizuar qytetarët e vendeve të tyre me vaksinën e koronavirusit. Sipas të dhënave kontrata bën fjalë për 400 milionë doza të vaksinës së mundshme, e cila është duke u zhvilluar në Universitetin e Oksfordit në Britaninë e Madhe. Në një sondazh ku morën pjesë 1 mijë persona nga vendet e G-7-ës, në Britani, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni dhe SHBA, rezultoi se:Në Francë, vetëm 58 % e njerëzve të pyetur thonë se i besojnë vaksinës antikovid, përqindje kjo më e ulëta mes 7 ekonomive më të avancuara të botës. Në Gjermani 67% e të intervistuarve thonë se duan të vaksinohen, ndërsa më të predispozuarit janë italianët dhe britanikët, përkatësisht me 74 dhe 78 për qind. Qëndrimet kundër vaksinave, francezët i shprehin edhe për sa i përket vaksinimit të fëmijëve. Vetëm 56 përqind e njerëzve në Francë thonë se "pa dyshim" apo "ndoshta" do i vaksinojnë djemtë dhe vajzat e tyre, kjo përqindje arrin në 64 në Gjermani, 73 në Japoni dhe 74 në Britaninë e Madhe.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended