Shoferët në protestë për 40 mijë lekë ndihmë financiare, policia i shpërndan, dhjetra të shoqëruar
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në Tiranë punonjësit e transportit urban, shoferë e fatorino, protestuan sërish sot para ministrisë së Transportit.

Ata deklarojnë se nuk do të kthehen në punë nëse nuk marrin një tjetër bonus financiar prej 40 mijë lekësh

"Po nuk morëm pagën nuk dalin në punë. Kompanitë të dalin, por pa shoferë nuk mund të operojnë. Sikur sot të nisim pune ne deri në fund të korrikut nuk paguhemi. Kam paguar 40 mije leke drita per 3 muaj" thote nje protestues

Gjithashtu ata kërkojnë heqjen e përgjegjësisë nga ana e tyre për mos zbatim të protokollit për parandalimin e koronavirusit nga ana e pasagjerëve.

Për ta kontrolli I pasagjerëve për zbatimin e protokollit është i pamundur.

"Jane 100 stacione ne qytet. Nuk mund ti thuash hip ti, e jo ti ne stacion" thote nje tjetër protestues.

Gjate tubimit nuk munguan përplasjet. Policia ndërhyri për të shpërndarë protestën dhe janë shoqëruar mbi 15 persona për shkak se ndalohet grumbullimi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Punonjësit e transportit urban janë prej 4 muajsh pa punë dhe kanë marrë vetëm një bonus prej 40 mijë lekësh, dhe kërkojnë që të marrin dhe një tjetër bonus për të përballuar jetesën deri në korrik kur të marrin pagën e parë nese nisin pune keto ditë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/policia-shperndan-protesten-e-shofereve-e-fatorinove-shoqeron-mbi-15-persona

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended