Ora News - Kërcënuan me gjobë biznesmenin në Bulqizë, arrestohet njëri prej autorëve

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Arrestohet një nga autorët e dyshuar të gjobvënies ndaj biznesmenit G.B më 19 qershor.

27-vjeçari së bashku me një person tjetër kanë kërcënuar për gjobëvënie biznesmenin si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia.

''Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Policia e Bulqizës në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Vajkal", në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit:

A. T., 27 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë'', thuhet në njoftimin e policisë.

I shpallur në kërkim

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në qershor 2019, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë, për veprat penale ?Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë? e kryer në bashkëpunim dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Plagosje

Ky shtetas, më datë 16.06.2019, në vendin e quajtur "Unaza e Re" Bulqizë, në bashkëpunim me vëllanë e tij M. T., i cili është arrestuar pas ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit B. D. i cili mbeti i plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/kercenuan-me-gjobe-biznesmenin-ne-bulqize-arrestohet-njeri-prej-autoreve

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended