Top News - Tiranë, urbanët refuzojnë/ Nis sot i përçarë transporti publik

  • 4 years ago
Siç u lajmerua nje dite me pare transporti publik ai qytetas dhe nderqytetas, nga sot është i lejuar të fillojë punë. Të gjithë autobusat dhe urbanet publike janë të lejuar të punojnë sipas protokollit të sigurisë me 13 pika të masave ndaj COVID-19, që detyrojnë përdorimin e një kapacitet deri në 70%, si dhe uljen diagonal dhe me maska të udhëtarëve.

E ndersa sot ne fakt, jo të gjithë kanë pranuar të fillojnë punë. Teksa autobusët ndërqytetas në rrethe kanë filluar të qarkullojnë sot, eshte refuzuar nisja e punes nga urbanet e Tiranës. Në kryeqytet nuk ka pasur asnjë urban në qarkullim qe nga mengjesi i kesaj te merkure, kurse terminalet, si ai juglindor dhe ai veriperëndimor, kanë pritur sot pas 3 muajsh autobusët e parë nga rrethet.
Qe pas njoftimit te vendimit te publikuar dje nga ministria e shendetesise, shoqata e transportit publik shfaqi pakenqesite e dyzimet e veta, cka nxori ne pah percarjet mes tyre. E megjithate sot nga subjektet private u konfirmua levizja e transportit publik ndërqytetas.

Ndërkohë ministrja e shëndetësisë, Manastirliu ka bërë me dije se nuk do të ketë asnjë tolerance ne rast shkelje te mos zbatimit te masave te caktuara, kurse ajo e Infrestrukturës dhe Energjisë, Balluku premtoi se do të ketë një paketë shtesë financiare që do u vijë në ndihmë transportit publik pas goditjes nga pandemia.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TransportiPublik#OgertaManastirliu#TopChannel

Recommended