Ora News – Transporti publik, nis sistemi i pikëzimit për operatorët urban

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Operatorët e transportit publik në Tiranë do të jenë pjesë e sistemit të pikëzimit dhe do të rrezikojnë licensat në rast se gjobiten vazhdimisht. Sipas kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, në rast të humbjes së pikëve një operator futet në listën e zezë.
Sistemi i ri i pikëzimit për transportin publik që nis nga kjo javë, për të gjithë operatorët e papërgjegjshëm sjell një risi në disiplinimin e këtij lloj transporti, e quajtur ?lista e zezë?.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sqaron se një operator mund të përfundojë në këtë listë nëse mer vazhdimisht masa administrative.
Veliaj: ?Falë gjobave të AMK-së kemi transformuar mënyrën e bërjes së politikave të transportit në Tiranë. Kompanitë që kanë nisur të operojnë nga fillimi i këtij viti, vlerësohen në bazë të një sistemi pikësh. Gjoba ndikon në sistemin e pikëve, të cilat reduktohen deri në humbjen e licencës për një operator i cili nuk performon, për të cilin ka ankesa, që nuk jep biletën, që nuk ndalon në stacion, që ecën ngadalë apo kur nuk i punon kondicioneri, kur faturino pi cigare apo kur shoferi flet në telefon?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/transporti-publik-nis-sistemi-i-pikezimit-per-operatoret-urban/

Recommended