Ora News - Sot rikthehet transporti publik në Tiranë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ditën e sotme (6 korrik) rikthehet shërbimi i transportit qytetës në Tiranë në kushte të reja në përputhje me situatën epidemike.

Pas më shumë se dy javë protestash, bashkia e Tiranës arriti dakordësinë me shoqatën e transportit qytetas për të paktën një pikë.

Në rast të shkeljes së rregullave të distancimit social, gjobën e paguan pasagjeri.

"Ju bëjmë me dije vendimin e të gjithë operatorëve të transportit publik në qytetin e Tiranës për rifillimin e shërbimit të transportit qytetës në Tiranë në kushte të reja në përputhje me situatën epidemike.

Bashkia Tiranë, sipas kërkesës tone, ka rishikuar dhe ka bërë ndryshimin e protokollit të sigurisë, ku ndër të tjera, sipas legjislacionit në fuqi, ka lehtësuar përgjegjësinë ligjore të operatorëve duke bërë të mundur operimin në linjë.

Bazuar nga sa më lart, ne, operatoret e transportit publik në Tiranë, kemi marrë vendimin për të rifilluar shërbimin në linja me kapacitete të përshtatura me kushtet e reja, në respekt të kërkesës së Kryetarit të Bashkisë dhe të qytetarëve të Tiranës, me qëllim mundësimin e ofrimit të këtij shërbimi në qytet.

Ndërkohë me Bashkinë Tiranë do të vijojnë diskutimi i kushteve për hartimin e një kontrate shtesë me kushte dhe afate të përcatuara për zbatim nga secila prej palëve (bashkia dhe operatorët). Moszabtimi i kushteve të kontratës shtesë do të përbëjë shkak në ditët në vijim për rindërprejen e këtij shërbimi.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/sot-rikthehet-transporti-publik-ne-tirane

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended