Top News - Rritja e rasteve/ Covidi nuk do të ikë shpejt

  • 4 years ago
Shumë vende të botës po dalin tani nga muaj izolimi për shkak të koronavirusit. Por, një rritje e rasteve globale të covid 19, tregon se pandemia nuk do të përfundojë shpejt. Të dhënat tregojnë se rastet globale po rriten në nivele rekord, shumë prej tyre në amerikën latine dhe azi, në vende që asnjëherë nuk e vendosën nën kontroll virusin, si brazili, meksika dhe india. Në vende të tjera që kanë bërë shumë progres në ngadalësimin ose vënien nën kontroll të virusit, si gjermania, koreja e jugut dhe australia, rritja e re e shifrave nxjerr në pah se sa i brishtë mund të jetë ambjenti i pas izolimit. Në shba, shpërthime të reja rastesh në disa shtete, pjesa më e madhe në jug, po detyrojnë liderët të rimendojnë planet dhe të vendosin rregulla të reja. Disa shtete po shohin shifra rekord të përditshme ndërsa jeta ekonomike dhe sociale po fillon të kthehet.
Në gjermani, pas shpërthimit të fundit në një thertore, shkalla e përgapjes së virusit është rritur duke bërë që një i prekur të mund të infektojë tani afro tre persona. Në korenë e jugut, u pranua të hënën se një valë e dytë infektimesh ka nisur. Në australi, një shpërthim i ri në shtetin e viktorias ka detyruar autoritetet të forcojnë ose rikthejnë shumë kufizime.
Ndërsa në brazil, meksikë dhe indi, historia është krejt tjetër. Këto vende nuk kanë mundur ta vënë nën kontroll virusin asnjëherë dhe shifrat vazhdojnë të rriten shpejt, dhe e gjithë kjo po alarmon ekspertët. Askush nuk mund të thotë tani se sa gjatë do të qëndrojë koronavirusi mes nesh.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rastet#Infektim#TopChannel