OTP Bank hap degën e 12 në Tiranë/ Në të gjithë Shqipërinë banka operon me 38 degë

  • 4 years ago
Kjo është dega e 12-të , që grupi OTP Bank inaguron në Tiranë, pranë sheshit të njohur si Zogu i Zi.


OTP Bank, operon për klientët e saj me 38 degë në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që drejtori i përgjithshëm i saj, Bledar Shella, shprehet se në planin afatmesëm kjo bankë synon të bëhet një nga më të rëndësishmet në vend.

?Që me ardhjen e grupit OTP, është bërë e qartë që grupi ka ambicie serioze për Shqipërinë. Do të zgjerojë më tej aktivitetin dhe pjesë e saj janë edhe hapja e degëve të reja. Ne hapëm degë të reja vjet. Dhe këtë vit do të hapim degë të reja. Pra strategjia afatmesme e grupit është që të jetë një nga bankat më të rëndësishme në vend. Më e rëndësishme për në është që të jemi banka lider për sa i përket cilësisë së shërbimit për klientët. Së shpejti do të vijmë me shërbime të reja për klientët tanë, dhe klientët që duan ti bashkohen bankës sonë.? tha Bledar Shella.

Pandemia e Covid19, nuk e ndali këtë grupin OTP Bank që të vijojë me hapjen e degëve të reja, e po ashtu të gjendet pranë klientëve të saj në këto kohë vështirësie.

?Ne kemi miratuar 100% të aplikimeve që na kanë ardhur për shtyrjen e kësteve të kredive. Kemi disbursuar deri me tani mbi 80% të paketës së parë të kreditimit. Kemi filluar me paketën e dytë të kredimit. Pra është që ne po i gjendemi pranë klientëve tanë dhe në çdo moment të jemi në shërbimin e tyre.?

Inagurimi i degës së re u bë me një ceremoni simbolike, me prezencë të punonjësve të kësaj banke dhe menaxherë të lartë, duke respektuar rregullat, ndërsa të të tjerë të ftuar patën mundësi që ceremoninë të ndiqnin online nëpërmjet platformës ?Zoom?.

Rrjeti i ATM-ve të OTP Bank, është shtuar, duke rritur edhe funksionalitetet e tyre, e po ashtu pritet të hapen një sërë degësh te reja në vend.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OTP#Bank#TopChannel

Recommended