Top News - Maqedoni, lokalet…Sëmundja nuk ndalet/ Maqedonia zgjat orarin e bareve

  • 4 years ago
Lokalet në Maqedoninë e Veriut më në fund po i rikthehen orareve të rregullta të punës, edhe pse nuk kanë të ndalur rastet e të prekurëve me koronavirus. Qeveria mori vendim që oraret e restoranteve dhe kafeterive ti kthehen orareve të zakonshme para pandemisë, dhe jo siç ishte deri tani të mbylleshin në orën 22.00. vendimi erdhi në vazhdën e shqyrtimit të një propozimi nga Komisionit i Sëmundjeve Ngjitëse në Ministrinë e Shëndetësisë, ku parashikohej ndryshimi orarit të punës për kafenetë, restorantet dhe të gjitha objektetet gastronomike.Ligji hynë në fuqi sot pas botimit ne fletoren zyrtare. Pjesa më e madhe e lokaleve mund të punojnë deri në ora 24:00, ndërsa disa të tjerë janë lejuar deri në ora 01:00 pas mesnate.Gjatë javës tjetër pritet të ketë vendim edhe për hapjen e kufijve pa kushte ? pa testin për koronavirus dhe pa karantinën 14 ditore. Qeveria është shprehur optimiste se do të ketë vendim pozitiv edhe nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Ministria e Punëve të Brendshme sakaq njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin, 566 personave u është dhënë vendim për izolim.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedoni#TopChannel

Recommended