Ngordhin 51 dhi në Bërzhitë, vaksina nuk bëri efekt, ministria Bujqësisë: Sëmundja nuk prek njeriun
  • 4 years ago
TIRANE-51 dhi kanë ngordhur në një fermë në fshatin Dobresh në njësinë Administrative Bërzhitë në pronësi të Faik Nelkut. Ministria e Bujqësisë thekson se dhitë janë prekur nga sëmundja e eneterotoksemisë, që ka filluar më datën 31.01.2020. Sipas njoftimit të ministrisë, pas njoftimit nga ana e fermerit për rastet e ngordhura të dhive në fermë ka shkuar një grup i kryesuar nga  përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në ARSHVMB Tiranë, Gezime Shehu, veterineri Fiqiri Gabi dhe Besmir Binaj për kryerjen e hetimit të rastit.

Po sipas ministrisë, fermeri ka vaksinuar privatisht kafshët për sëmundjen e eneterotoksemisë, më datën 31.01.2020, por nuk ka bërë efekt. Shërbimi veterinar ka marrë kampione nga kafshët e ngordhura, të cilat janë dërguar në laboratorin e shëndetit të kafshëve në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe veterinarisë Tiranë. Gjithashtu janë marrë masa për groposjen e kafshëve, ndërsa ferma u vendos në karantinë.Ministria e Bujqësisë njofton se pas analizimit në laborator rezultoi se shkaku i ngordhjes së kafshëve është sëmundja e Enterotoxemisë. "Sëmundja e enterotoksemise nuk është sëmundje zoonotike(Nuk  prek njeriun). Sëmundja e enetrotoksemise shkaktohet nga klostridium perfigens të llojeve te ndryshme. Klostridiumet të pranishëm në mikroflorën e aparatit tretës prodhojnë toksina shkaktare të ngordhjes së kafshëve. Për vaksinimin e kafshëve  kundër sëmundjes së enterotoksemise është detyrë e vete fermerit. Sëmundja e enetrotoksemisë  nuk është në listen e sëmundjeve të cilat mbështeten nga buxheti i shtetit, bazuar në Vkm. Nr. 408.13.05.2013 ?Për dëmshpërblimin e kafshëve të eleminuara? e ndryshuar. Ferma është mbajtur në mbikqyrje të vazhdueshme nga ana e Shërbimit Veterinar Rajonal, Tiranë" përfundon njoftimin ministria.
Recommended