HEC-i i Moglicës nis shitjen e energjisë, Rama: Radhën e ka Skavica
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës ditën e sotme kanë qenë në HEC-in e Moglicës.


Në këtë HEC ka nisur shitja e energjisë. Diga e Moglicës është me një lartësi prej rreth 167 metra, një nga më të lartat në botë në llojin e vet, sipas kryeministrit. Mbushja e rezervuarit të Moglicës filloi në qershor 2019.

Ky hidrocentral ka një kapacitet të instaluar prej rreth 184 MW dhe prodhim mesatar vjetor prej 450 Gwh, çka do të rrisë kapacitetin prodhues në vend.

Rama në fjalën e tij tha se për këtë projekt ka pasur diskutime të mëdha, ndërsa shtoi se ndihet i kënaqur që punimet tashmë kanë shkuar në një fazë të avancuar.

Edi Rama: HEC Moglica, hidrocentrali më i madh në projektin Hidroenergjetik të Devollit, nis aktivitetin tregtar duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri. Diga e Moglicës, me një lartësi prej rreth 167 metra, është një nga më të lartat në botë në llojin e vet. Fuqizimi i mëtejshëm i sistemit shqiptar të energjisë do të vijojë me Skavicën, vepra madhore e mbetur në sirtar prej më shumë se gjysëm shekulli, e cila do të nisë të ndërtohet vitin e ardhshëm pas përfundimit këtë vit të projektit të detajuar inxhinierik?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HEC#EdiRama#TopChannel
Recommended