Kultivuesit e qershisë në krizë, nuk ka treg për shitjen e prodhimit - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kultivuesit e qershisë në fshatin Dvoran të Korçës nuk po arrijnë dot që të vjelin prodhimin e tyre, pasi po përballen me mungesë të fuqisë punëtore. Shkak është bërë mos funksionimi i transportit publik si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia.Nga ana tjetër, ata thonë se po detyrohen ta shesin prodhimin me 80 lekë për kilogram apo dhe më pak.E njëjta situatë paraqitet edhe për kultivuesit e qershisë në Dibër, të cilët thonë se janë të detyruar ta sheshin prodhimin e tyre në rrugë pasi shteti nuk po ndjek politika mbështetëse për të stimuluar tregjet e shumicës.Për kultivuesit e qershive problem mbetet edhe mungesa e subvencioneve në rastet kur iu dëmtohet prodhimi.
Recommended