Top News - Zgjedhjet serbe… Thaçi, Presheva/ Bashkimi i shqiptarëve dha fryt

  • 4 years ago
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, tashmë, do të kenë katër përfaqësues në Parlamentin e Serbisë. Një ditë më parë, në Serbi u zhvilluan zgjedhjet parlamentare ku partitë shqiptare për herë të parë garuan të bashkuara. Rezultatet e siguruara nga Lista e Luginës së Bashkuar, që bëri bashkë Partinë për Veprim Demokratik, Alternativën për Ndryshime, Lëvizjen për Progresin Demokratik, Lëvizjen për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partinë Demokratike, konsiderohen shumë më të mira sesa ato të arritura në të kaluarën. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e përshëndeti këtë lajm duke thënë se bashkimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës e ka dhënë rezultatin e tij. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t?u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë. Marrëveshja mes pesë partive shqiptare nga komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në jug të Serbisë, u arrit në fillim të këtij viti.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HashimThaci#Presheve#TopChannel

Recommended