Berisha: Presheva nuk mund të përdoret për tregti me Serbinë. Thaçi: Bëre tregti me Millosheviçin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar i ashpër ndaj propozimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për marrëveshje me Serbinë për të shkëmbyer territore. Sipas Berishës, Lugina e Preshevës nuk mund të përdoret për tregti.

Deklaratat e Berishës u bënë pas një takimi me përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Berisha: Shqiptaret e komunave te Lugines kane nevoje per garantimin e te drejtave te tyre ne përputhje me konventën Evropiane të të Drejtave te Njeriut, investime dhe zhvillim dhe jo qe te përdoren për interesa të Serbisë për tregti territoresh. Eshte fakt i pamohueshëm se Serbia gjithnjë ka dashur t?u perdori si plaçkë tregu dhe për shkëmbim territoresh. Personalisht une kam qene dhe jam gjithnje per paprekeshmerine e kufijve te Kosoves dhe çdo lloj coptimi, ndarje apo tregtie me territorin e saj dhe kunder çdo diskutimi per keto çeshtje. Mendoj se te njohesh te drejten Serbise, fuqise se humbur nga lufta, te paraqese pretendime territoriale ndaj Kosoves eshte gabim i madh dhe historik, eshte ne nje fare menyre nje zhberje e qellimit dhe rezultatit te luftes dhe kapitullimit te Serbise. Por kjo eshte edhe nje zhberje e Kosoves te çliruar ne vitin 1999, te njohur ne dokumentat nderkombetare dhe nga mbi 115 shtete perfshi ketu 95% te vendeve te lira te botes.

Theksova se Republika e Kosoves eshte shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijte e saj aktual nderkombetar ndaj Serbia nuk ka asnje te drejte dhe nuk duhet t?i njihet asnje e drejte per te pretenduar qofte edhe nje pellembe toke te territor te Kosoves.

Duke theksuar se Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbise dhe se ajo nuk ka asnje pellemb toke te territorit te saj pasi e kundërta është e vërtetë, u shpreha se te pranosh idene e ndarjes se Kosovës ne nje mënyrë apo ne një tjetër mbështet idene dhe perpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe ne kurriz te Kosovës. Ne rajonin tone, zona me tre komuna minoritare si Mitrovica janë disa dhe hapja e nje precedenti qe kerkojne serbet ne Mitrovice do minonte paqen dhe stabilitetin ne mbare rajonin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/berisha-perplaset-me-thacin-presheva-nuk-mund-te-perdoret-tregti-me-serbine

Recommended