Spiropali: Bashkimi i shqiptarëve në Ballkan siguron zhvillim ekonomik, opozita godet çdo iniciativë

  • 5 years ago
Deputetja e PS, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar opozitën për ngjarjet e fundit dhe sjelljen, teksa në Bruksel diskutohet hapja e negociatave. Referuar deklaratave pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë, Spiropali është shprehur se bashkimi i shqiptarëve është i domosdoshëm për të siguruar zhvillimin ekonomik.

?Ne do të bëhemi bashkë që të mbrohemi dhe jo të sulmojmë. Ne duhet të kryejmë korrigjimin e padrejtësive. Bashkimi i shqiptarëve është i domosdoshëm për të siguruar zhvillimin ekonomik. Pasuritë tona mund të sjellin zhvillim të jashtëzakonshëm. Bashkimi i shqiptarëve do të na shpëtojë për ta shpëtuar nga kompleksi i shtetit të vogël. Me bashkimin e shqiptarëve ne do të jemi një vend i madh dhe i rëndësishëm për rajon? deklaroi ajo.