Top News - Viktimat nga epidemitë/ Më shumë nga AH1N1, sesa covid!

  • 4 years ago
Numri i vdekjeve totale në muajt e parë të 2020-s është shumë herë më i vogël sesa viti i kaluar dhe dy vjet përpara. Një gjë të tillë e pohon Silvana Bala, mjeke pneumologe tek spitali ?Shefqet Ndroqi? në një intervistë për ?Monitor Ekonomi?. Ajo shton se kur ka pasur qarkullim tw gripit AH1N1 edhe vdekjet kanë qenë në një numër më të madh sesa nga Covid-19.
Bala shton se Shqipëria ishte e shpejtë në vendosjen e masave për shkëputjen e zinxhirit dhe një faktor shumë i rëndësishëm ishte ndërprerja e transportit publik. Bala shton se numri i vogël i vdekjeve është sepse, me të vërtetë është një virus rebel, por përqindjen e vdekshmërisë ky virus e ka?shumë herë më të ulët sesa Mersi apo AH1N1, pavarësisht se ky ka prekur në masë të gjerë të gjithë popullsinë e botës.
Sipas statistikave zyrtare, katër mujori i parë i vitit 2020 është shoqëruar me një numër më të ulët vdekjesh krahasuar me një të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndonëse pandemi, aktualisht janw vetëm 41 viktima.
Të gjithë të sëmurët janë shtruar ose në Infektiv ose në spitalin Covid 2. Kontigjenti më i madh i?vdekjeve?ka ardhur nga ata pacientë, që sistemi i tyre organik ka qenë shumë i rënduar dhe ata kanë pasur nevojë edhe për t?u futur në reanimacion?apo për të qenë në frymëmarrje të drejtuar.
Statistikisht Covid-19 ka prekur më tepër meshkujt sesa femrat. Një ndër shkaqet që renditet për këtë është konsumi i duhanit. Absolutisht që duhani është një nga faktorët kryesorë dhe seksi mashkull është pjesa e seksit që përdor më shumë duhanin, në krahasim me seksin femër.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MonitorEkonomi#TopChannel

Recommended