Top News - Dialogu me Serbinë/ Pompeo: Ne mbështesim Kosovën

  • 4 years ago
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e pengesave për bisedimet me Serbinë dhe ka porositur që Kosova të jetë e gatshme ?të rifillojë negociatat me Serbinë sa më parë që është e mundshme?. Kështu thuhet në telegramin e urimit që Sekretari Pompeo i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me rastin e zgjedhjes së këtij të fundit në këtë pozitë. "Ne vazhdojmë të mbështesim Kosovën në avancimin e procesit të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruara në njohjen e ndërsjellë, që është esenciale për Kosovën sa i përket integrimit global dhe arritjes së potencialit të saj të plotë. E kemi mirëpritur vendimin e qeverisë suaj për heqjen e të gjitha masave të reciprocitetit mbi mallrat serbe, që shënoi një hap vital për rinisjen e procesit të dialogut. Kosova duhet të jetë e gatshme të rifillojë negociatat me Serbinë sa më parë që është e mundshme?, thuhet në telegramin që Pompeo i ka dërguar Hotit. Delegacionet nga Kosova dhe Serbia do të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Ky takim është thirrur nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Pompeo#TopChannel

Recommended