Shqipëria në BE, një rrugë e gjatë e me pengesa, duhen negociuar 130 mijë faqe në 35 kapituj

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Edi Rama në cilësinë e Ministrit të Jashtëm prezantoi sot (18 qershor) Zef Mazin i cili do të kryesojë grupin negociator me Brukselin për vijimin e negociatave.

"Do të jetë rrugë të gjatë dhe me vështirësi" tha Kryenegociatori duke shtuar se janë 130 mijë faqe për tu negociuar

"Do kemi rrugë të gjatë dhe me vështirësi. Do të kemi dhe pengesë. Janë 130 mijë faqe të Unionit Europian që do negociojë vendi ynë në 35 kapituj. Prandaj ka rëndësi ekipi dhe sukses është kur ekipi funksionon në haroni. As ulje dhe as nxitim I madh sepse këtu kemi të bëjmë me një maratonë të madhe.

Eksperienca na ka mësuar se ata që e nisin me vrap maratonë nuk e përfundojnë as gjysmën. Gara është e gjatë. Detyra ime si negociator është që të dëgjoj, sqaroj e kërkoj pa asnjë ulje ritmi duke biseduar me të gjithë nivelet e larta të shtetit tonë, sepse kjo rrugë ka nevojë për mbështetjen e plotë të gjithësecilit të institucioneve, parlamentit, kryeministrit, presidentit, akademikëve,shoqërisë civile e mediave për të ecur progresivisht në kryejen e detyra për hapjen në kohë dhe mbylljen në kohë me të njëjtant ritme të kapitujve të veçantë

Mazi gjithashtu foli dhe për ngritjen e një Akademie Integrimi e cila do të trajnojë specialistët që do të merren me këtë proces si dhe do të ketë dhe një ekip prej 3 këshilltarësh.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/shqiperia-ne-be-nje-rruge-e-gjate-e-me-pengesa-duhen-negociuar-130-mije-faqe-ne-35-kapituj

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended