Mbi 5 mije aborte gjate nje viti

  • 6 years ago
Të dhënat e INSTAT për 7 vitet e fundit tregojnë për ulje me 3 mijë të numrit të aborteve në vend. Megjithatë në një kohë kur popullsia shqiptare po tkurret dhe numri i lindjeve po ulet, sërish numri i aborteve në vendin tonë mbetet i lartë. Vetëm në 2017 janë kryer mbi 5 mijë të tillë. Ndërsa në dy maternitetet e kryeqytetit, këtë vit janë kryer mbi 1 mijë aborte.

Në shifrat zyrtare nuk kanë përfshirë abortet që kryhen në klinika private, apo edhe në kushte shtëpie ku në mjaft raste janë farmacitë që japin pilula në mënyrë abuzive, pa recetën e mjekut.

Gratë me dy apo më shumë fëmijë, janë ato që shkojnë më shumë drejt abortit, por nuk mungojnë edhe vajzat e reja. Komunitetet fetare janë me aktivët në sensibilizimin kundër këtij fenomeni.

Edhe pse numri i aborteve është në një rënie të lehtë nga viti në vit, sociologët ngrenë alarmin, pasi bashkë me rënien e numrit të lindjeve, ky fenomen po ndikon në tkurrjen e popullsisë. Sipas tyre, nevojitet më shumë mbështetje përmes politikave sociale për çiftet e reja.

Tv Klan

Recommended