Ora News - Llanaj: Duhen investime në rrugë, Rilindja u vuri gropave vetëm një tabelë!
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Enkelejd Llanaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se prioritet duhet të jetë ndërtimi i infrastrukturës rrugore, ndërsa tha një batutë sipas të cilit, Rilindja thjesht u vuri një tabelë rrugëve të lëna përgjysmë nga qeveria e drejtuar nga Sali Berisha.

Zheji: Ti nuk ke mbaruar për anglisht apo jo? Një mësues anglishteje na drejton financat.

Llanaj: Nga përvoja ime gazetareske, në këtë vend gjëja e parë që duhet bërë janë rrugët, pra investimet në infrastrukturë. Berisha i la në gjysmë. Është një batutë që e kam fiksim ta them; ndryshimi midis Berishës dhe Rilindjes. Demokratët e morën rrugën dhe e lanë përgjysmë, ndërsa ata të Rilindjes morën tabelën dhe thanë; kujdes këtu ka gropë! Nuk kanë ndryshuar asgjë. I kanë vënë edhe ndryshimin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/llanaj-duhen-investime-ne-rruge-rilindja-u-vuri-gropave-vetem-nje-tabele
Recommended