Top News - Libri i Bolton/ Trump, ndihmë Kinës për zgjedhjet

  • 4 years ago
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar ndihmë nga presidenti kienz Xi Jinping për të fituar rizgjedhjen, thuhet në librin e ri të ish këshilltarit për sigurinë kombëtare, John Bolton. Ky i fundit thotë se Trump donte që kina të blinte produkte bujqësore nga fermerët amerikanë, sipas detajeve të librit që pritet të publikohet dhe që është parë nga mediat amerikane. Ai thotë po ashtu se Trump mbetej shumë i painformuar se si duhet të drejtonte shtëpinë e bardhë. Administrata trump po përpiqet të bllokojë librin të dalë në shitje. Duke folur për Fox News Trump tha për Bolton: Ai ka shkelur ligjin. Këto janë informacione të klasifikuara dhe ai nuk ka miratimin për ti publikuar.
?Ai ishte i ezauruar?, shtoi presidenti. ?Unë i dhashë një shans?.

John Bolton iu bashkua shtëpisë së bardhë në prill 2018 dhe u largua në shtator të vitit pasues, duke thënë se ai kishte vendosur të jepte dorëheqjen si këshilltar për sigurinë kombëtare. Presidenti Trump, sidoqoftë, tha se ai e kishte shkarkuar Bolton sepse nuk pajtohej me të. Libri me 577 faqe, Dhoma ku ndodhi, do të dalë në shitje më 23 qershor. Por, mbrëmjen e të mërkurës, departamenti i drejtësisë kërkoi një urdhër emergjence nga një gjykatës për të ndaluar nxjerrjen e librit në shitje. Sidoqoftë, shtëpia botuese, simon and schuster, tha se përpjekja e shtëpisë së bardhë ishte e kotë. Qindra e mijëra kopje të librit tashmë janë shpërndarë nëpër botë. Sfidanti demokrat i trump në zgjedhjet e nëntorit, joe biden, tha ndërkohë në një deklaratë se nëse përmbajtja e librit është e vërtetë, atëherë donald trump ka tradhëtuar popullin amerikan.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#JohnBolton#TopChannel

Recommended