Top News - Oferta e Kinës/ Bashkëpunim për testimin e vaksinës

  • 4 years ago
Kina do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtarë rreth testimeve të vaksinave eventuale për COVID-19, tha ministri kinez i Shkencës dhe Teknologjisë.


Zhvillimi ?i një vaksine është strategjia jonë thelbësore në përpjekjet tona për ta mposhtur koronavirusin e ri?, tha ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Wang Zhigang, duke shtuar se zbulimi i një vaksine merr kohë.

Kina është duke kryer testime në njerëz në pesë studime të ndara, që kanë për qëllim të gjejnë një vaksinë për sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi.

Ky koronavirus fillimisht u shfaq në qytetin kinez të Vuhanit, në fund të vitit të kaluar.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u zotua muajin e kaluar se nëse Kina zhvillon vaksinën për koronavirusin, në të do të ketë qasje e gjithë bota.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump e ka akuzuar Kinën për mungesë transparence gjatë pandemisë së koronavirusit, akuza këto që Pekini i ka hedhur poshtë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#China#Vacine#TopChannel

Recommended