Top News - Kërkesa e 28 deputetëve/ Nuk shqyrtohet, shkak emergjenca

  • 4 years ago
Një grup deputetësh i opozitës parlamentare tre ditë më parë paraqiti në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë për rishikimin e Kushtetutës.
Deputetët kërkojnë ndryshimin e dy neneve të Kushtetutës, që kanë të bëjnë me sistemin zgjedhor, ku më i rëndësishmi është ai për listat e hapura.
Por kjo kërkesë, e cila u protokollua dhe për të cilën në seancën e së enjtes, kryeparlamentari Ruci dha këtë sqarim.

Në 23 prill, Kuvendi zgjati edhe me dy muaj gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kushtetuta parashikon në nenin 170 pika 5 që ?Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohet asnjë prej këtyre akteve: Kushtetuta, ligjet për zgjedhjet për Kuvendin dhe për organet e pushtetit vendor, si dhe ligjet për masat e jashtëzakonshme.
Ndërsa në pikën 6 parashikohet që ?Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum, si dhe nuk mund të zgjidhet një President i ri i Republikës. Zgjedhjet vendore mund të bëhen vetëm aty ku nuk zbatohen masat e jashtëzakonshme?.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GramozRuci#Kuvend#TopChannel