Ora News - Pushuesit nga Kosova “gjallërojnë” Shëngjinin, vlonjatët ulin çmimet me 30 %

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Për shkak të kufizimeve të pandemisë, këtë sezon turistik ?lufta? mes operatorëve do të jetë për pushuesit vendas dhe shqiptarët në rajon. Por ndërsa kosovarë i kanë dhënë gjallëri Shëngjinit, hotelet në Vlorë kanë ulur çmimet deri në 30 % për të tërhequr pushues.

Hapja e kufirit me Kosoven, duket se po i jep frymarrje turizmit në rajonin e Lezhës. Shëngjini ka nisur të presë pushuesit e parë, ku dominojnë shtetasit nga Kosova.

Mungesa e çadrave dhe shezlloneve po ju jep mundësi që të respektojnë dhe distancimin social, si masë për mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Shumica e pushuesve shprehen të kënëqur me kushtet që ofron Shëngjini, por ka dhe prej atyre që kërkojnë më shumë pastërti përgjatë bregdetit.

Edhe në Vlorë kanë mbërritur pushuesit e parë, por mbeten të paktë.

Për shkak të anulimit të prenotimeve dhe paqartësive për të ardhmen, operatorët turistikë i kanë ulur çmimet deri në 30 %.

Këtë sezon thonë se do të luftojnë për mbijetesë. Por për këtë kërkojnë edhe mbështetje me faljen e taksave vendore për 2020

Sezoni turistik këtë vit nisi me vonesë për shkak të pandemisë, ndërsa shpresa e operatorëve turistikë është turizmi patriotik.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/pushuesit-nga-kosova-gjallerojne-shengjinin-vlonjatet-ulin-cmimet-me-30

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended