Ora News - Pushuesit në Sarandë ankohen për çmimet e kripura

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetit bregdetar të Sarandës nuk i kanë munguar as këtë vit turistët e huaj dhe pushuesit e huaj të cilët e kanë zgjedhur për të shijuar peisazhin mbresëlënës dhe ujin e kthjellët të Jonit.

Por natyra e bukur nuk ka mundur të zbehë problemet në shërbrim, çmimet e kripura dhe mungesën e kushteve.

Pushuesit thonë se shërbimi nga ana e biznesve që operojnë përgjatë bregdetit lë për të dëshiruar.

Turist: "E kanë më shumë mendjen tek përfitimi sesa tek respekti, pritja e klientit."

Të tjerë ankohen për mungesën e ujit dhe higjenës por edhe ndotjen akustike.

Turist: "Duhet të ketë pastërti dhe nuk ka banjo publike."

Edhe Sarandës ashtu si edhe Durrësit i kanë munguar turistët nga Kosova, të cilët këtë verë e kanë frekuentuar më pak Shqipërinë.

Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave për muajin qershor numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është rreth 496 000 dhe krahasur me qershorin e një viti më parë ky numër është rritur me 13.3%. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018 ndër vendet që hyrjet me të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 26.4%.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pushuesit-ne-sarande-ankohen-cmimet-e-kripura

Recommended