Ora News - Durrësi "bombë" me mbetje, banorët e Bizës mesazh bashkisë: Këtu nuk do të lejohen

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Banorët e fshatit Biz në Durrës kanë nisur të bëjnë roje për të mos lejuar bashkinë të depozitojë aty mbetjet urbane të qytetit.

Durrësi është në emergjëncë mjedisore në menaxhimin e mbetjeve pas mbylljes së Porto Romanos dhe përfundimit të marrëveshjes provizore me Sharrën.

Por banorët e fshatrave shumë pranë zonës turistike të Kepit të Rodonit thonë se nuk do të lejojnë që depozitimi i mbetjeve të bëhet aty.

"Ne nuk do të lejojmë të sjellin asnjë mbetje nga Durrësi këtu".

Të dielën ata u përplasën e ekspertët dhe efektivët e policisë që shkuan në zonë kurse këtë të hënë prisnin për sqarim kryebashkiaken e emëruar të cilës i dërguan një mesazh të qartë.

"Si të dojë. Këtu nuk do të lejojmë asnjë mbeturinë".

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/durresi-bombe-me-mbetje-banoret-e-bizes-mesazh-bashkise-ketu-nuk-do-te-lejohen

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended