Top News - OKB, paralajmërim. Do hetojmë dhunën në SHBA
  • 4 years ago
Organizata e Kombeve të Bashkuara do të zhvilloje një seancë urgjente mbi pretendimet për ?racizëm sistematik, brutalitetin e policisë dhe dhunën ndaj postuesve paqësorë? në Shtetet e Bashkuara. Protestat në SHBA u nxitën pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd në Mineapolis, i cili vdiq në 25 maj, teksa po mbahej nga policia. Floyd humbi jetën pasi një polic i bëri presion me gju në qafë për pothuajse nëntë minuta.Vendimi për mbajtjen e debatit në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së vjen pas kërkesës të bërë javën e kaluar nga Burkina Faso, kërkesë që u bë në emër të shteteve afrikane. Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e këtij trupi të OKB-së, që ka 47 anëtarë.?Vdekja e George Floyd fatkeqësisht nuk është incident i izoluar?, thuhet në njoftim. Ky këshill i OKB-së me seli në Gjenevë u krijua në 2006, për të zëvendësuar Komisionin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, komision ky që ishte kritikuar se kishte lejuar shtetet me të dhëna negative të të drejtave të njeriut të bëheshin pjesë e tij. Këshilli për të Drejtat e Njeriut është një mision faktmbledhës dhe mund të ngrejë komisione hetimore për çështje të caktuara. SHBA-ja u largua nga ky këshill më 2018, duke e kritikuar këtë organizëm për?tallje? me të drejtat e njeriut.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OKB#SHBA#TopChannel
Recommended