Wake Up/ Tani do hamë krap të certifikuar. Hapet Qendra e Ankandit të krapit në Shirokë

  • 4 years ago
Pak kohë më parë në Shirokë është ngritur një qendër ankandi për tregtimin e peshkut të krapit. Qëllimi i kësaj pike të licensuar është që të rrisë cilësinë e ruajtjes dhe tregtimit të peshkut dhe të mos lejojë abuzimet e tregtarëve me peshkatarët. Janë rreth 210 subjekte lokale të cilat sjellin sasinë e tyre të peshkut në këtë qendër, sasi e cila më pas shpërndahet në të gjithë vendin. Peshku që del nga qendra e Shirokës shoqërohet me certifikatë veterinarie, pasi kalon kontrollet e cilësisë dhe është i sigurt për konsum. Kapaciteti i qendrës në fjalë është për 5 ton peshk, por mesatarja e krapit që kapet në Shirokë është rreth 2 ton në muaj. Arjan ?inari, Drejtori i Shoqatës së Peshkimit në një lidhje direkte nga Shkodra tha se, kjo qendër përveçse do të sigurojë cilësi më të lartë të krapit që tregtohet dhe i mbyll hapësirat për abuzim, do të minimizojë edhe gjuetinë e paligjshme të tij.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended