Wake Up/ 28 Qendra Shëndetësore në det dhe mal në kohë koronavirusi, për të gjithë pushuesit
  • 4 years ago
Këtë vit sezoni turistik për pushuesit nuk do të jetë i njëjtë me atë të viteve të kaluara, si pasojë e virusit COVID-19 i cili ka shënuar shifra të larta gjatë muajit qershor. Megjithatë pushuesit do të frekuentojnë bregdetin shqiptar edhe pse në një distancim fizik nga njëri-tjetri më shumë se më parë. Autoritet e shëndetësisë shqiptare edhe këtë vit kanë hapur qendrat shëndetësore në pikat kryesore turistike aty ku do të ketë dhe numër të lartë turistësh. Do të jenë plot 28 qendra të shërbimit mjekësor parësor që do të ofrojnë ndihmë mjekësore për ata që do të shfaqin probleme gjatë pushimeve të tyre. Janë mbi 100 mjekë, personel shëndetësor të cilët janë trajnuar për t'u ardhur në ndihmë pushuesve, ndërkohë që këtë vit ndihma mjekësore do të jetë edhe më e shtuar tek rastet e dyshuara për COVID- 19. Sipas Flutura Beqos, drejtoreshë në Ministrinë e Shëndetësisë, këto qendra kanë nisur të vihen në punë që prej 15 qershorit dhe do të jenë aktive deri në fund të gushtit, ndërkohë që ditët e fundit ato janë pajisur dhe me flotën e autoambulancave që do të transportojnë drejt institucioneve spitalore rastet që do të jenë në gjendje të rënduar. "Në këto qendra kemi stafe që janë trajnuar për t;u përballur edhe me situata të tilla. Në rast të konstatimit të një personi që dyshohet me COVID, është menduar që në këto qendra shëndetësore të ketë një vend të posaçëm, i izoluar. Në këtë rast do të koordinohet me epidemiologët për ta transferuar pacientin apo dhe për t'i bërë tamponin"
Qendrat shëndetësore verore janë: Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2 dhe Borsh.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended