Top News - Protesta e maturantëve/ KMSH-rishikim mënyra e pikëzimit

  • 4 years ago
Pas protestave te maturanteve per provimin e gjuhe letersise , komiteti i matures shteterore rishikon menyren e pikezimit .
Në komunikim me mësues të gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata. Por kjo thkeson Komiteti I matures shteterore, do të bëhet, vetëm pasi të dalin rezultatet e pikëve të marra nga maturantët.

Komiteti i Maturës Shtetërore sqaron se qe prej ditës se parë pas provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, eshte vlerësuar me kujdes reagimi i maturantëve dhe i mësuesve të tyre, si dhe kërkesat adresuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke synuar mundësitë e zgjidhjes së tyre pa ndikuar në procesin e Maturës Shtetërore.
QSHA do të publikojë që e dielen, testin e plotë dhe për çdo pyetje përgjigjen e saktë, në mënyrë që çdo maturant duke u konsultuar me to, të mund të bëjë një vetëvlerësim të asaj çka ai është përgjigjur në test.

Menjëherë sapo të dalin rezultatet, maturantët krahas notës së tyre do të kenë dhe variantin që kanë pasur në provim me alternativën e saktë.
Maturantët duhet të jenë të qartë dhe të bindur, thuhet ne komunikate, se puna e tyre në tri vitet e gjimnazit, si dhe puna e mësuesve, do të vlerësohet me objektivitet, duke iu garantuar se personalizimi i testit nuk sjell asnjë ndikim në vlerësimin e tyre.
Te henen, maturantët kanë provimin e Matematikës dhe më pas atë me zgjedhje, për të cilët eshte shtuar orari i provimit edhe me 30 minuta më shumë


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#QSHA#MaturaShteterore#TopChannel

Recommended