Ora News - Apolloni, vandalët shkatërrojnë kolonat e Nimfeut

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Kolonat e Nimfeut të Apllonisë, një monument unik i shekullit të tretë P.E.S, është vandalizuar gjatë kohës së pandemisë.

Ngjarja u denoncua fillimisht nga Forumi i Trashëgimisë Kulturore dhe ngjalli reagime e debate të forta për dëmtimin e një momumenti me vlera të pallogaritshme brenda një parku arkeologjik

Drejtorja e Parkut, Ornela Durmishaj tha se kolonat e parkut janë gjetur të thyera më 13 prill gjatë karantinës së plotë, ndërsa pas denoncimit thotë se zbulimi i autorëve është përgjegjesi e policisë e prokurorisë.

Ornela Durmishaj: "Eshte dëmtuar një monument nga një akt vandal gjatë periudhës së mbylljes totale. Policia ka kryer verifikimet dhe çështja ka kaluar në prokurorinë e Fierit"

Ekspertët e trashgimisë dhanë alarmin për këtë dëmtim, ndërsa drejtorja e parkut thotë se ata kanë bërë të gjitha procedurat dhe janë gati për të nisur restaurimin.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vandalizimi-i-monumentit-te-nimfeut-te-apollonise-ne-muajin-prill

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended