Ora News - Pandemia nuk ndali pelegrinazhin dhe lutjet në Kishën e Shna Ndout në Laç

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Sot, 13 qershori gjeti mijëra besimtarë në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë besimtaret nisën rrugen e pelegrinazhit që prej oreve të para të mëngjesit të së premtes.

Përshkruan malin në gjurmët e Shenjtit e kaluan aty natën.

Por ndryshe nga vitet e tjera për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 është vënë re prezencë më e ulët e njerëzve në këtë vend të shenjtë.

Pelegrinë të besimeve të ndryshme fetare thonë se ky vend ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe besojne tek kisha e Laçit"

"Lutemi për mbarësi dhe shëndet. Vijmë shpesh këtu. Besoj shumë sepse ka bërë shumë mrekulli"

Ne festen e Shna Ndoit përfaqësuesit e Kishës kanë përcjellë mesazhe shprese dhe besimi.

"Në bashkëpunim me policinë e shtetit, bashkinë e Kishën e Shna Ndout ia dhamë mundësinë të vijnë. Askush nuk mund ti ndalojë njeriu një lutje sidomos në këtë kohë" u shpreh

Pader Mirash Marinaj, Perfaqesues i Kishes se Shna Ndout.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar dhjetëra forca policie, ndërsa pranë ambjentëve të kishes kanë qëndruar në gadishmeri 2 autoambulanca.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pandemia-nuk-ndali-pelegrinazhin-dhe-lutjet-ne-kishen-e-shna-ndout-ne-lac

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended