Top News - Kritika për Kosovën/ Gjermania e zhgënjyer për marrëveshjet

  • 4 years ago
Mosmiratimi i projektligjeve për ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat kanë arritur pajtueshmëri autoritetet e Kosovës, ka nxitur reagimin e ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt. Kuvendi i Kosovës, në seancën e mbajtur më 11 qershor, ka dështuar të miratojë një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare financiare që Qeveria e Kosovës ka nënshkruar me mekanizmat ndërkombëtarë.


Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt ka kritikuar Kuvendin e Kosovës për këtë gjë.?Fjala zhgënjim është shumë diplomatike. A do ta shohim së shpejti Kuvendin e Kosovës duke punuar? Kjo kishte të bënte me paketat e ndihmës për shtetin dhe popullin?, ka shkruar Heldt në një postim në rrjetin social, Twitter.

Ai ka bërë këto komente, ndërkohë që edhe shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, është shprehur ?e zhgënjyer? që kuvendi nuk ka miratuar këto legjislacione.Marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Kosovës, sipas Kushtetutës duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, dërguar Radios Evropa e Lirë, totali i marrëveshjeve të cilat duhet ratifikuar në procedurë të përshpejtuar përfshin pesë marrëveshje kredie në vlerë 228.1 milionë eurove dhe dy marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë 61 milionë eurove.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ChristianHeldt#Kosovo#TopChannel