Merkel për dekadën e re: Gjermania ka nevojë për guxim, për frymën e re

  • 4 years ago
Në fjalimin me rastin e Vitit të Ri kancelarja Merkel u bën thirrje qytetarëve për guxim, besim dhe frymë të re. Ndryshimi i klimës, digjitalizimi dhe migracioni janë sfida të mëdha.


?Vitet 20-të mund të jenë vite të mira,? thotë kancelarja Angela Merkel në fjalimin me rastin e Vitit të Ri. ?Le të surprizohemi sërish me atë që ne mund të bëjmë. Ndryshimet për mirë janë të mundshme, nëse ne jemi të hapur dhe e përqafojmë të renë.? Me këtë apel kancelarja 65 vjeçare po e çon Gjermaninë në dekadën e re.

Fjalimet në televizion të kancelares në Gjermani ? përveç fjalimit me rastin e Vitit të Ri ? janë të rralla: Merkel madje asnjëherë nuk ka mbajtur një fjalim enkas. Fjalimi i Vitit të Ri trasmetohet në orën me shikueshmërinë më të lartë të programit dhe ka një kuotë të lartë shikueshmërie.

Sivjet fjalimi i Merkelit zgjat 15 minuta. Gjithçka ecën sipas planit, a do të jetë ky fjalimi i saj i parafundit. Zgjedhjet e ardhshme janë më 2021 ? atëherë pa Merkelin. Pra është ky fjalim edhe një lloj amaneti i saj.

Tipike Merkel

Merkel e nisi mandatin e saj si kancelare më 2005 si reformatore dhe vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen, se sa e rëndësishme është, që vendi dhe partia e saj kristiandemokrate (CDU) të kaliten për të ardhmen. Tani në fjalimin e saj sërish gjen ngjashmëri me fjalimet e fillimeve të karrierës si kancelare. Më shumë se kurrë, thekson ajo, Gjermania ka nevojë për ?guxim, për frymën e re? dhe për ?forcën për t?u shkëputur nga rrugët e vjetra? ose ?për vendosmërinë që të veprojë më shpejt?, vëren ajo. Këto nuk tingëllojnë si një retrospektivë dhe qetësi për ato çfarë janë arritur ? edhe kjo mënyrë të shprehuri është tipike për Merkelin.

Merkel përmend tri sfidat aktuale. Digjitalizimi i aktivitetit në punë, lufta e shkaqeve të migrimit nga kontinenti fqinjë, Afrika dhe në radhë të parë ndryshimi i klimës. Përderisa kjo është shkaktuar nga njeriu, ?ne duhet të ndërmarrim gjithçka të mundshme njerëzore, për t?i përballuar sfidat e njerëzimit?.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AngelaMerketl#Germany#TopChannel

Recommended