Plantacionet e qershive në Korçë, mundësi punësimi pas kufizimit të emigracionit drejt Greqisë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Plantancionet e pemëve frutore janë shndërruar në një mundësi punësimi për shumë qytetarë nga juglindja që këtë vit e kishin të pamundur punësimin sezonal në Greqi. Deri në 500 perllogaritet numri i të punësuarve për vjeljen e qershive në Dvoran. Por fermerët vetë kanë ankesa për çmimin.

Kufizimet për shkak të pandemisë, u mbyllën shumë shqiptarëve mundësinë e punësimit sezonal në Greqi.

Në Korçë një pjesë kanë gjetur zgjidhjen duke u punësuar tek fermerët e zonës, kryesisht në Dvoran, ku tani është koha e qershive.

Përllogaritet se numri i të punësuarve aty të jetë rreth 500 persona.

''Në Greqi kisha 28 vjet që punoja. Vij punoj këtu. Prodhimi i mirë është, po është çmimi i ulët shumë. Në Greqi ishte 7 euro kilja e qershisë.''

Për anomali të tregut flasin edhe fermerët.

Sipas tyre prodhimi është cilësor, por çmimi i ulët.

60 apo 70 lek për kg, për ta nuk justifikon as shpenzimet.

''Sivjet jemi shumë dobët. Tregu lëviz, filloi mirë, pastaj ra çmimi.''

Dvorani është një prej zonave të njohura për prodhimin e qershive!

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/plantacionet-e-qershive-ne-korce-mundesi-punesimi-pas-kufizimit-te-emigracionit-drejt-greqise

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/EQvLFa7KV0Q

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended