Parandalohet trafikimi i nje vajze te mitur drejt Greqise
  • 5 years ago
Maliq-Finalizohet me sukses operacioni i koduar ?Zereci?, i ndjekur me metoda speciale të hetimit, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafikimit të të miturve dhe armëmbajtjes pa leje. Parandalohet trafikimi i një shtetaseje të mitur në drejtim të Greqisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion. Goditet edhe një tentativë e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, ndër ta pjesëtari i një organizate kriminale, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë në Greqi. Shpallet në kërkim edhe një shtetas tjetër.

Sekuestrohen armë zjarri dhe të ftohta, municione luftarake, granata dore, vlera monetare (lekë, dollarë euro), bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, një armë zjarri, një armë e ftohtë, granata dore.
Recommended