Ora News - Fshati turistik i Zvërnecit u mbetet të moshuarve, rinia drejt Greqisë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Mungesa e investimeve në fashatin turistik të Zvërnecit, ka detyruar banorët që ta braktisin atë. Banorët ankohen se ka një mungesë vëmendje nga organet përkatëse, të cilët prej vitesh nuk kanë vënë dorë. Tashmë popullsia e Zvërnecit i përket moshës së tretë.

Banorët dhe veçanërisht rinia po braktis fshatin turistik të Zvërnecit. Më parë në Zvërneci jetonin afro 1200 banorë të ndarë në 350 familje, tashmë numri i tyre është reduktuar ndjeshëm.

Gjatë dimrit aty jetojnë afro 10 % tashmë e kësaj shifre, 100 deri në 150 banorë të ndarë në afro 60 familje, ku 99 % e tyre janë persona në moshë të tretë, pasi rinia është larguar në emigrim kryesisht në shtetin fqinj Greqinë.

"Kanë ikur në emigracion, papunësi. Rrugë nuk kemi."

E vetmja periudhë ku e shikon Zvërnecin paksa të populluar sipas banorëve është stina e verës, ku kthehen emigrantët.

Sapo futesh në fshat e vetmja gjë që të bie në sy janë shtëpitë e braktisura, rruga e amortizuar,uji i ndotur që shkon në rubinetat e banorëve, mungesa e energjisë elektrike, probleme këto që i shqetësojnë banorët.

"Është braktisur fshati nga shteti. Të majtë e të djathtë këtë fshat e kanë lënë mënjanë për interesat e tyre."

Fshati turistik i Zvërnecit është një nga njësitë administrative më të bukura të qytetit të Vlorës për shkak të afërsisë së tij më detin Adriatik si dhe lagunën e Nartës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fshati-turistik-i-zvernecit-u-mbetet-te-moshuarve-rinia-drejt-greqise

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0wkDsyQ-gng
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended