“Mos udhëtoni drejt Kapshticës”/ Thirrje për ata që janë nisur drejt Greqisë, sot u plotësua kuota

  • 4 years ago
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë vjen me një njoftim të rëndësishëm, në një kohë kur në pikën kufitare të Kapshticës është krijuar radhë e gjatë emigrantësh shqiptarë dhe mjetesh që duan të kalojnë drejt shtetit grek.


Nisur nga fakti se kuota ditore prej 300 personash u plotësua, Drejtoria e Kufirit pohoi se autoritetet greke kanë pezulluar punën dhe se sot nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë. Qytetarët janë të shqetësuar, sepse po u mbaron afati i vlefshmërisë së tamponit.

NJOFTIMI

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme. Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kapshtice#Kuotat#TopChannel

Recommended