Kuota e Kapshticës plotësohet që në mëngjes, qytetarët: Sot na skadon tamponi, do rrimë në kufi
  • 3 years ago
Të shtunën në pikën kufitare me Greqinë në Kapshticë u krijua sërish radhë pasi ishin të shumtë qytetarët të cilët kërkonin të kalonin në vendin fqinj. Por duke qenë se kuota prej 300 vetësh u plotësua herët, mjaft të tjerë qëndruan në radhë, duke pritur mëngjesin e sotëm.

'Report Tv' mëson se të gjithë ata që mbrëmë pritën në radhë, duke mos u kthyer mbrapsht apo shkuar në hotele, kanë kaluar për në Greqi mëngjesin e sotëm. Por ky fluks ka bërë që kuota e sotme të plotësohet shumë shpejt. Më ekzaktësisht rreth orës 07:40.
Recommended