Wake Up/ E diela pushim, nisma e bizneseve tregtare në Gjirokastër

  • 4 years ago
Ditët e fundit bizneset në qytetin jugor të Gjirokastrës kanë vendosur të ndërmarrin një nismë shumë interesante. Një pjesë e tyre kanë ulur qepenat dhe këtë herë me dëshirën e tyre, për ta bërë ditën e diel pushim ashtu si pjesa tjetër e qytetarëve që pushojnë me familjet e tyre. Kjo nismë është diskutuar me dhomën e tregtisë së këtij qyteti, ndërkohë që do t'i propozohet këshillit bashkiak që të kthehet në një vendim ligjor . Edhe pse bizneset nuk janë në kushtet më të mira si pasojë e pandemisë që mbërtheu vendin dhe që pasojat e saj vijojnë ende, sërish pronarët e këtyre subjekteve kanë vendosur që një ditë në javë ( të dielën) ta bëjnë pushim. Megjithatë duke qenë se jemi në periudhën e sezonit turistik dhe Gjirokastra vizitohet nga shumë turistë, këtë sezon ndoshta më shumë nga vizitorë vendas se sa të huaj, do të ketë edhe biznese që do të qëndrojnë hapur, për të ofruar shërbime. Ndërkaq nëse do të mendonit se Tirana dhe Durrësi janë qytetet që kanë më shumë sipërmarrje për 1 mijë banorë, gaboheni. Sipas të dhënave të INSTAT, Në Shqipëri ka rreth 162mijë ndërmarrje aktive, thonë të dhënat më të fundit të publikuara nga instituti i statistikave. Mesatarja flet për 57 ndërmarrje për çdo 1 mijë banor. Në bazë të dhënave të analizuara, në vend të parë qëndron Gjirokastra, me plot 79.5 biznese për 1 mijë banor. Më pas ndjek Fieri me 77.5 biznese për çdo 1 mijë banor, ndërsa vendin e tretë e mban qarku i Beratit me 74.8 biznese për çdo1 mijë banor. Dy qarqet më të mëdha të vendit , Tirana dhe Durrësi mbajnë respektivisht vendin e 6-të dhe të 9-të. Në Tiranë numërohen 59.1 biznese për 1 mijë banor, ndërsa në Durrës, vetëm 42.9.



Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended