Shifra rekorde të të infektuarve, kryeson Shkupi me 105

  • 4 years ago
Numër i ri rekord i të infektuarve me Kovid-19 në Maqedoni të Veriut. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 177 raste të reja dhe dy viktima. 105 prej tyre janë nga Shkupi, ndërsa rajoni i dytë me numrin më të madh të infektuarve është Likova me 26 raste të reja. Në këtë Komunë ka 58 raste aktive.

Qytetet me më shumë raste
Shkup                          105
Kumanovë (Likovë)   26
Shtip                             15
Tetovë                          13

Shtipi regjistron sot 15 raste, ndërsa Tetova 13. Në Gostivar janë regjistruar 8 raste të reja, ndërsa në qytetet tjera kryesisht nga një rast. Në Veles ka katër pacientë të shëruar. Ministrisë së Shëndetësisë, në Dibër është evidentuar një rast i ri pas më shumë se 50 ditëve. Probabiliteti i të infektuarve në raport me testet e kryera është mbi 14 për qind.

Në Inspektoratin Shtetëror të Punës ka një të infektuar. Burime të Alsat thonë se i gjithë inspektorati ndodhet në izolim, ndërsa të punësuarit tjerë janë në procedurë testimi. Qendrat e testimit kanë bërë 1245 teste duke e regjistruar numrin më të madh të testimeve që nga fillimi i pandemisë. Nga skrining testimet nuk ka asnjë rast pozitiv.

Adrian Kerimi

Recommended